E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryan Giggs: Barcelona nuk është e pamposhtur

Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, është i bindur se Barcelona nuk është një ekip që nuk mund të mposhtet. Djajtë e Kuq u mposhtën në dy finale të Ligës së Kampionëve nga Barcelona, atë të vitit 2009 dhe atë të këtij viti, megjithatë Giggs ende shpreson se ata mund të dalin fitues në një ndeshje të ardhshme mes tyre.
 

“Ekipet i kanë mposhtur ata. Ne i kemi mposhtur tre vite më parë në gjysmëfinale kur ata nuk ishin shumë më ndryshe. Gjithçka kanë më shumë, është përvoja dhe vetëbesimi nga fitoret, por ne duhet ta tejkalojmë këtë nëse përballemi me ta sërish. Ne duhet të përmirësohemi. Jam i sigurt se ne mund ta bëjmë atë me lojtarët që kemi”, ka thënë Giggs.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›