E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 skuadra kërkojnë gjysmëfinalen

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 10:03

Pas përfundimit të dy fazave të grupeve, sonte vazhdon ‘EuroBasket 2011’ me ndeshjet e para çerekfinale. Kampioni aktual, Spanja, do të ketë punë me Slloveninë. ‘Stuhia e Kuqe’, e prirë nga Gasol e Navaro është favorite në këtë duel.

Ndërsa, në orët e mbrëmjes, mikpritësi i Evropianit, Lituania, do të përballet me befasinë më të këndshme të këtij evenimenti, Maqedoninë, e cila arriti rezultat historik, duke kaluar në çerekfinale.

Dy duelet e tjera çerekfinale do të luhen të enjten (nesër). Fillimisht, Franca ballafaqohet me Greqinë. Të prirë nga ylli Tony Parker, francezët mund ta fitojnë këtë lojë, edhe pse grekëve nuk u dihet kurrë.

Ndërsa, takim interesant do të jetë ai i mbrëmjes ndërmjet Rusisë dhe Serbisë. Të dyja skuadrat kanë shfaqur lojëra të mira në këtë kompeticion, kështu që fituesi mund të vendoset vetëm në fund të ndeshjes.

EuroBasket – Çerekfinalja

E mërkurëOra
Spanja – Sllovenia 17:00
Maqedonia – Lituania20:00

E enjte
Franca – Greqia17:00
Rusia – Serbia20:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›