Zizi gati ta nderoj Lah Nimanin
Më 8 tetor prej orës 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë do të mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Baca Lah, Olimpik Zizi nuk të harron”, i organizuar nga legjenda i boksit kosovar, Aziz Salihu, nxënësit të trajnerit legjendar të boksit kosovar, të ndjerit Lah Nimani.
Salihu ka thënë se i ka kryer të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij turneu, ndonëse i ka munguar ndihma. Ai ka zbuluar se në program janë këto meçe: 64 kg.
Kristian Shejtani (Shqipëria) – Mlladen Iliev (Bullgaria), Mahmut Gorda (Kosova) – Dragan Stefanov (Maqedonia), 69 kg. Ajdin Ferati (Maqedonia) – Branko Mirkoviq (Mali i Zi), Isa Bajrami – Esposito Michoi (Italia), Arian Gashi (Kosova) – Kreshnik Rama (Shqipëria), 75 kg.Bujar Gjoci (Kosova) – Igor Sevastianov (Italia), Alban Bermeta (Shqipëria) – Mlladen Manev (Bullgaria), 81 kg. Bujar Sejdiu (Kosova) – Svetosllav Grigorov (Bullgaria), Bekim Vjedhia (Shqipëria) - Shaqir Dauti (Maqedonia), 91 kg. Arian Syla (Kosova) – Nikolla Vujoviq (Mali i Zi), Nelson Hysa (Shqipëria) - Zeko Zekov (Bullgaria).