E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson dënohet 5 ndeshje

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 18:30

Tribunali i Asociacionit të Futbollit anglez ka vendosur që ta dënojë menaxherin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, me 5 ndeshje, pas komenteve dhe akuzave që trajneri skocez i kishte dhënë në drejtim të gjyqtarit Martin Atkinson pas ndeshjes me Chelsean.

“Ne e donim një gjyqtar korrekt dhe të fortë, por nuk e gjetëm atë”, thoshte Ferguson.

Diskualifikimi i tij do të llogaritet nga 22 marsi, ndërsa do t’i përfshijë katër ndeshjet e Premierligës (Bolton, West Ham, Fulham e Everton) dhe ndeshjen e FA Cup kundër Manchester City. Po ashtu, paneli tre-anëtarësh e ka gjobitur trajnerin 69 vjeç me 35 mijë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›