E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shpall “luftë” GaGa-së!

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 11:56

Beyonce i ka shpallur luftë këngëtares tjetër Lady GaGa. Këngëtarja e hitit “Halo” – e cila ka të incizuar një hit në duet me Lady GaGa që quhet Telephone – e ka akuzuar atë se ajo është një egoiste dhe maniake e keqe.

“Gjërat u përkeqësuan për Beyonce dhe GaGa gjatë muajve të ftohtë (dimrit), por ndarjet janë vërejtur shumë gjatë ndarjes së çmimeve Grammy në shkurt”, tha një burim për tabloidin amerikan “National Enquirer”.

Sipas këtij burimi, Beyonce mendon se GaGa i shfrytëzon lidhjet e saj në Hollywood për arritjen e qëllimeve të saj dhe për të shumë pak ka shoqëri.
“Çdo artist kur punon me një artist të njohur dhe shihet shpesh në tepihun e kuq ka një ego, por GaGa me sa duket i ka pushtuar të gjithë. Në këtë pikë, GaGa i përdor njerëzit që zakonisht e kritikojnë atë. Edhe kjo është një pjesë e suksesit të saj”.

Megjithatë, Beyonce nuk e ka pritur atë nga ajo.

“Pra, asnjëherë nuk është dashur që ajo të pretë një gjë të këtillë nga Beyonce, e cila e ka parë atë si një shoqe dhe mbështetëse. GaGa planifikon që ndoshta kur të takohet më të herën tjetër, t’i kërkojë asaj hapur falje”.

Sipas këtij burimi, Beyonce mendon që këngëtaret s’duhet që ta lënë anash talentin kur bisedojnë për gjëra private, por GaGa këtë gjë e përdor vazhdimisht, që është një shprehi e çuditshme e saj.

“Ajo u thotë njerëzve çfarë dëshiron, por nuk dëshiron që dikush të thotë diçka për të”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›