Iken Magath vendimi unanim per shkarkimin

Ndryshe nga dëshira dhe deklaratat e tij, Shalke 04 ka shkarkuar nga detyra trajnerin Felix Magath. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit gjerman Clemens Toennies, i cili në konferëncën e fgundit për shtyp ka bërë të ditur se vendimi është marrë në unanimitet nga bordi drejtues. "Në mendojmë se kemi marrë vendimin më të rëndësishëm dhe korrekt për të ardhmen e skuadrës”, ka thënë presidenti i Shalke 04.
Magath, i cili javën ë shkuar arriti të kualfikonte skuadrën gjermane në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve ishte shprehur se do të qëndronte në drejtimin e skuadrës duke respektuar kontratën e tij deri në vitin 2013. Por nuk kanë ndarë të njëjtin mendim drejtuesit e klubit, që kanë finalizuar me shkarkimin nga detyra të trajnerit zërat e mediave gjermane që prej javësh flisnin për fundin e aventurës së Magath në pankinën e Shalkes. Kjo e fundit ka zhvilluar një kampionat të dobët në Bundesligë, megjithëse në fillim të sezonit bëri shumë blerje të bujshme, duke tranferuar sulmuesin spanjoll Raul, atë hollandez Huntelar dhe mbrojtësin gjerman Medzelder.
Në 26 javët e zhvilluara deri tani, Shalke ka grumbulluar vetëm 33 pikë, ndërsa renditet në vendin e 10-të të klasifikimit. I ndryshme është pozita e skuadrës në Ligën e Kampioneve, pasi gjermanët janë kualifikuar për në cerekfinalet e Champions. Por kjo nuk ka mjaftuar për klubin e Shalkes, që i ka dhënë fund aventurës së Felix Magath në stolin e skuadrës.
Nertan Prifti