E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise Vllaznia e Tirana hap i rendesishem

Vllaznia dhe Tirana kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Shqipërisë, pasi kanë mbyllur me sukses ndeshjet e para gjysmëfinale. Skuadra shkodrane ka mundur 2-1 Dinamon në sfidën e vajtjes të zhvilluar në “Loro Borici”. Skuadra e Josës do të ishte e rrezikshme që në minutat e para, megjithë golin e avantazhit do ta gjente në shtësën e pjesës së parë.

Nallbani do të gjuante saktë në hyrje të zonës duke i dërguar shkodranët me epërsinë minimale në dhomat e zhveshjes. Me rikhimin në fushë, Vllaznia do të dyfishonte shifrat e rezultatin në minutën e 58-të. Aksion i shpejtë i vendasve do të finalizohej me gjuajtjen e saktë të Sukaj, që do të ndizte vestën në shkallët e stadiumit.

Dinamo do të ngushtonte shifrat në minutat e fundit të takimit me Martinena. Argjentinasi do të ndalte topin në rrjetë me nje gjuatje të fortë brenda zonës, duke ruajtur shpresat për kualfikim të bluve të kryeqytetit, të cilët do të luajnë në shtëpi ndëshjen e kthimit. Një hap drejt kualifikimit ka hedhur dhe Tirana, që ka fituar minimalisht 1-0 kundër Besës, por në ndeshjen e kthimit i duhet të paktën një barazim.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›