E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson do Gaitan të Benfikas

Bosi i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson është i gatshëm që të testojë forcën e Benfikas, me një ofertë për asin Nikolas Gaitan. “Diario Ole” shkruan se Ferguson do të bëjë një ofertë prej 25 milionë funtesh për mesfushorin. 23-vjeçari mund të luajë në të dy krahët, por mund të aktivizohet edhe si lojtar prapa sulmuesit. Është vetëm Mançester Junajtid që po shfaq interes konkret për lojtarin dhe kjo pritet ta bëjë më të lehtë rrugën për djajtë deri te firma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›