Siti josh me miliona Van Persin
Mançester Siti është duke bërë përpjekje që të arrijë deri te transferimi i holandezit, Robin Van Persi, ndërsa këtë sheikët dëshirojnë ta bëjnë me një ofertë faraonike për sulmuesin e klubit nga “Emirates”. “The Sun” shkruan se Mançester Siti do t’i ofrojë Van Persit një marrëveshje prej 41.6 milionë eurosh për t’u bashkuar me klubin nga “Etihad Stadium” gjatë verës. Oferta e Sitit për Arsenalin pritet të jetë prej rreth 30 milionë stërlina, ndërsa Van Persi do të arkëtonte nga 200 mijë stërlina në javë si lojtar i Sitit.