E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson lëviz në të gjithë fushën në prag të derbit

Ka filluar numërimi mbrapsht për derbin e Mançesterit, Junajtid-Siti, me shumë rivalitet në krahasim me të kaluarën. Ser Aleks Ferguson mendon se starti fluturues i Mançester Sitit i jep të drejtën skuadrës së tekniku Mark Hjuxh të jetë një pretendente për titull. Duke njohur faktin se kundërshtari ka fituar katër ndeshje radhazi, gjë që i ka munguar Mançester Junajtid, Ferguson mendon se tani skuadra e Mark Hjuxh kërkon respekt dhe vëmendje të madhe. "Nuk duhet të lejosh të humbasësh ndeshje në Premier League, sidomos në startin e saj, nënvizon tekniku skocez. Kur Çelsi fitoi dy tituj kampionë radhazi, starti i kësaj skuadre ishte fantastik dhe ne na u desh të qëndronim në pozicionin ndjekës të tij. Tani Çelsi ka një teknik të ri, ambicie të reja dhe përsëri ne jemi vënë në ndjekje të tij. E njëjta gjë dhe për Mançester Sitin, që ka fituar të katër ndeshjet e luajtura. Duhen shmangur gabimet, pasi Premier League është e vështirë". Shqetësimi për Fergusonin është dëmtimi i mbrojtësit Rio Ferdinand.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›