Fisku italian i konfiskon Maradonës vathët 4000 euro
Diego Maradona është gjithnjë në lenten e fiskut italian. Çdo vizitë në "Belpaese" e "el Pibe de Oro" përkthehet në sekuestron të ndonjë pasurie personale, për llogari të një borxhi që ai i ka shtetit italian. Edhe tani që ai po kurohet në një klinikë të Meranos, kampioni i madh i futbollit ka pritur një vizitë të "Guardia di Finanza" dhe të inspektorëve të "Equitalia", të cilët i kanë sekuestruar vathët luksozë, vlera e të cilëve arrinte 4 mijë euro. Kontestimi i trajnerit të Argjentinës ka qenë i madh, por këto aksione bëhen për llogari të një dënimi të Maradonës për evazion fiskal gjatë kohës kur ai luante në radhët e skuadrës së Napolit.