Leonardo del në mbrojtje të brazilianit Ronaldinjo
Leonardo zhvesh kostumin e trajnerit dhe vesh atë të avokatit mbrojtës të Ronaldinjos: "Është e vërtetë që nuk vrapon si tre vite më parë, por po kërkojmë të bëjë atë edhe të gjithë të tjerët të arrijnë formën e tyre më të mirë, dhe gjithsesi unë nuk kam asnjë problem me të". Trajneri i kuqezinjve nuk është dakord me kritikat në lidhje me yllin brazilian që po përjeton një periudhë të vështirë. Ai shprehet: "Është gjithnjë nën shënjestrën e shtypit". Megjithatë ai nuk mohon faktin se Silvio Berluskoni është paska i zhgënjyer nga rendimenti i Dinjos: "Është e drejtë që presidenti kërkon nga një ‘Top i Artë‘ që të japë maksimumin".