Ronaldinho Nuk kam vendosur ende

Futbollisti brazilian Ronaldinho deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk ka zgjedhur ende se cila do të jetë skuadra e tij e re, ndërsa pranoi që janë katër kandidatë që e pretendojnë.
Flamengo, Gremio, Palmeiras e Corinthias i kanë parashtruar të gjitha ofertën e tyre milanistit. “Ndiej ende se jam në formën më të mirë. Falenderoj Milan-in, por kam vendosur të kthehem në Brazil, pasi dua të luaj në Botërorin e vitit 2014”, deklaroi Ronaldinho.
Ndërkohë, administratori i deleguar i klubit italian, Adriano Gallaini deklaroi: ”Milani është i vendosur të pranojë dëshirat e Ronaldinhos dhe kalimi i tij jashtë Italisë përputhet me politikën tonë të merkatos
Megjithatë, dua të saktësoj se raportet e klubit me futbollistin kanë qenë gjithmonë shumë të mira. Nëse ai do të vendosë me të vërtetë që të largohet, atëherë do t’i krijojë një keqardhje të madhe presidentit Berlusconi”.