İrani dhe Rusia marrëveshje për naftën dhe gazin
Teheran -Irani dhe Rusia pritet të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkëta për gazin edhe për naftën. Ministri rus i Energjisë, Sergei Shmatko, u takua në Teheran me ministrin iranian të Naftës, Gholam Hosein Nozari, për projekte të përbashkëta ruso-iraniane rreth naftës dhe gazit, njoftoi Ministria ruse e Energjisë. Rusia "i ofroi Iranit të shesë një pjesë të naftës së saj në Bursën e Shën-Petërburgut", njoftoi ministria, që citon ministrin Shmatko.
“Përpjekje të mirë në një kohë kur të gjithë prodhuesit e naftës janë të shqetësuar për shtimin e infrastrukturave tregtare. Të dy palët diskutuan për bashkëpunimin në fushën e gazit", bëri të ditur gjithashtu ministria ruse, duke shtuar se bisedimet ishin zhvilluar "në nivel të lartë mirëkuptimi dhe besimi".
Ndërtimi nga Rusia i centralit të parë bërthamor iranian në Bushehr, në jug, përfundoi, ka njoftuar të mërkurën një zyrtar rus. Por, vënia e tij në shërbim nuk pritet përpara disa muajve, ndërkohë që mbi Teheranin rëndojnë ende sanksione për shkak të programit të tij bërthamor.