E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khodorkovsky nën akuzë për pastrim parash

Moskë -Proceset gjyqësore për manjatin rus Mikhail Khodorkovsky, duket se nuk kanë të sosur. Ai paraqitur këtë të martë para një gjykate në Moskë, në një proces të ri gjyqësor, tashmë nën akuzë për pastrim parash dhe përvetësim, njoftoi një korrespondent i agjencisë Reuters. Khodorkovsky u paraqit për një seancë paraprake në një gjykatë të Moskës, duke u shfaqur për herë të parë në kryeqytetin rus që pas një procesi të humbur gjyqësor në muajin shtator të vitit 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›