Franca kërkon një datë për tëheqjen nga Afganistani
Uashington -Franca ka kërkuar që NATO-ja të përcaktojë një datë për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani. Ministri francez i Mbrojtjes Herve Morin theksoi se aleanca duhet të përcaktojë strategjitë e saj për vendin e shkatërruar nga lufta. Morin, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington për bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë, deklaroi se NATO duhet të përcaktojë afate të veçanta për arritjen e objektivave lidhur me qeverisjen dhe sigurinë e Afganistanit. "Pasi të kemi përcaktuar konceptin tonë të përgjithshëm për Afganistanin, mendoj se duhet të përcaktojmë disa afate për tërheqjen e trupave", Morin deklaroi në një forum të organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.