Hillari Klinton në Izrael
Jeruzalem - Sekretaria Amerikane e Shtetit Hillari Klinton ndodhet në Izrael për të zhvilluar takime me autoritet izraelite e palestineze. Pas Konferencës për Rindërtimin e Gazës që u mbajt në qytezën turistike Sharm El Sheik të Egjiptit Klinton kaloi në Izrael dhe pritet që në takimet që do të ketë këtu të ndalet mbi gjendjen humanitare në Gaza dhe formulimin e një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.
Bie në sy që Hillari Klinton në Izrael, të cilin e viziton për herë të parë pas marrjes së detyrës së Sekretares Amerikane të Shtetit, nuk ka ardhur me ndonjë mision të veçantë, dhe gjatë vizitës më shumë do të dëgjojë liderët izraelitë.
Gjatë punimeve të Konferencës se Donatorëve për Gazën Hillari Klinton pati takime me Presidentin e Egjiptit Hysny Mubarek dhe liderë të tjerë arabë dhe pritet që në kontaktet që do të ketë me autoritet izraelite t'u përcjellë edhe vlerësimet e saj lidhur me këtë çështje.
Sot Klinton do të takohet me Presidentin e Izraelit Shimon Peres dhe Ministren e Punëve të Jashtme Tzipi Livni.
Sekretaria Amerikane e Shtetit të mërkurën në mëngjes do të kalojë në Bregun Perëndimor dhe do të vazhdojë takimet në Ramallah me Kreun e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas dhe Kryeministrin Selam Fejjad.