E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferizaj - Trepça 2:1 (0:1)

Ferizaj, 1 shtator - Futbollistët e Ferizajt kanë shijuar fitoren e parë në këtë edicion pasi mposhtën Trepçën me rezultat të ngushtë 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së katërt të Raiffeisen Superligës dhe u zhvillua të mërkurën në stadiumin "Ismet Shabani" të Ferizajt.
Sherif Topalli (56') dhe Ertan Hasan (90') shënuan për vendasit, ndërsa Arsim Plepolli (10') shënoi të vetmin gol për Trepçën. Për Trepçën kjo është humbja e dytë, që ka tubuar katër pikë dhe zë vendin e nëntë. Ferizaj me këtë fitore është ngjitur në kuotën e pesë pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›