E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA: Lamtumirë vuvuzela!

Përmes një njoftimi zyrtar UEFA bën të ditur sot se ka informuar 53 federatat anëtare mbi këtë vendim i cili justifikohet me arsye që lidhen me traditën dhe kulturën e futbollit evropian. Sipas UEFA-s, atmosfera e ndeshjeve do të ndryshohej nga tingulli i vuvuzelave.

“Në veprimtarinë e zhvilluar në Afrifkën e Jugut – thuhet në deklaratën e UEFA-s – vuvuzela përfaqësoi një simbol të kulturës dhe folklorit vendas. Por ne besojmë se ky instrument është i papërshtatshëm për Evropën pasi zhurma në stadiume do të shumëfishohej”. Pra, s’ka vuvuzela në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe eliminatoret e kampionatit Evropian 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›