Kuzhe: Në Rumani për rezultat pozitiv
Në konferencën e shtypit një ditë para nisjes në Rumani, kroati shprehu besim te ekipi që ai drejton. “Pas një viti përgatitjeje serioze mendoj se skuadra dhe futbollistët kanë një gjendje të kënaqshme”, u shpreh Kuzhe, duke shtuar se presioni i mediave dhe sportdashësve do t’i shërbejë pozitivisht ekipit.
Lidhur me barazimin e djeshëm në ndeshjen përgatitore përballë Apolonisë trajneri i përfaqësuese nënvizoi se futbollistët vinin dy ditë pas ndeshjeve në kampionatet e vendeve ku luajnë. Kurse interesimit të gazetarëve mbi formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Rumanisë, kroati iu përgjigj:
“Vendimi më i rëndësishëm për mua si trajner do të jetë zgjedhja mes Bogdanit dhe Salihit si lojtar sulmues. Më duhen edhe 24 orë për të vendosur nëse do të jetë Bogdani me cilësitë e tij sulmuese, apo Salihi që në katër ndeshjet e fundit ka shënuar dhe ka një formë të mirë sportive”.
Sfidën me rumunët Kuzhe e konsideron si mjaft të vështirë, por ka besim te një rezultat pozitiv: “Këtë vit duhet të arrijmë një nivel të kënaqshëm dhe rezultate pozitive. Mendoj se pas një viti pune kam krijuar besim të mjaftueshëm tek skuadra dhe besoj se mund të arrijmë rezultate të mira me këtë ekip. Nuk dua të flas për objektiva afatgjatë, por kryesorja është të kemi besim tek vetja”.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe mesfushori Ervin Skela, i cili ende nuk ka gjetur një ekip për sezonin e ri. “Gjatë këtyre javëve kam menduar vetëm për ndeshjet me Kombëtaren dhe përgatitja me skuadrën e Shalkes më ka shërbyer për të rikthyer formën sportive. Nëse trajneri dhe skuadra do të kenë nevojë për mua, do të jap maksimumin tim”, u shpreh Skela, i cili rikthehet në skuadër pas 6 muajve me probleme.
Ndërsa sulmuesi Erjon Bogdani theksoi se Rumania meriton respekt, pavarësisht se në skuadrën e tyre nuk do të luajnë dy nga lojtarët tuitullarë. Sipas tij, forma e mirë që ka shfaqur me çezenën në Serinë A do ta ndihmojë edhe në ndeshjet e Kombëtares.