Ferizaj mbetet 6 orë pa rrymë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se qytetit të Ferizajt me rrethinë, do të mbetet nesër pa rrymë për gjashtë orë, për shkak të punimeve në një largpërçues.
KEK-u saktëson nëpërmes një komunikate për shtyp se duke filluar nga ora 10, deri në 16, do të shkyçet largpërçuesi 35kV Bibaj- Ferizaj 3, për të mundësuar përfundimin e punëve ndërtimore në TS 35/10kV Ferizaj 3.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e madhe e qytetit të Ferizajt me rrethine, pasi që gjatë kësaj kohe largpërçuesi 35 kV Ferizaj 1 do të mbesë pa energji elektrike, sepse furnizohet nëpërmjet rrjetit unazor nga Ferizaj 3.
KEK-u kërkon mirëkuptim nga konsumatorët për këto reduktime, ndërsa thekson se këto punë janë duke u kryer për furnizim më kualitativ me energji elektrike.