Ferizaj, qytetarët votojnë për kryetarin e komunës
FERIZAJ - Sot, që nga ora 7 e mëngjesit të, kur janë hapur vendvotimet, qytetarët e Ferizajt do të mund t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur udhëheqësin e tyre.
Qytetarë me të drejtë vote janë rreth 96 mijë, të cilët do t’i presin 950 komisionarë në vendvotime, ndërsa do të vëzhgohen nga 1.514 vëzhgues, 6 prej të cilëve ndërkombëtarë. Prej tyre 1.227 do të jenë vëzhgues të akredituar nga partitë politike, ndërkaq 28 do të jenë vëzhgues nga organizata jo qeveritare. KQZ-ja pasi ka bërë hapjen edhe zyrtarisht të Qendrës së Numërimit të votave në Fushë – Kosovë , është gati për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë të shtunën se të gjitha përgatitjet janë kryer me kohë, në mënyrë që të dielën, më 29 prill, të gjitha qendrat dhe vendvotimet të hapen në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllen në ora 19:00.
Si zakonisht, zgjedhjet pritet të vëzhgohen nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim.
Besnik Ramadani nga Demokracia në Veprim thotë për Radion Evropa e Lirë se ky koalicion ka monitoruar gjithë javën e fushatës dhe ka vërejtur disa parregullsi, por të cilat nuk kanë qenë të natyrës që do ta dëmtonin procesin zgjedhor.
“Ka qenë një fushatë shumë e qetë, pa presione, pa incidente të mëdha. Megjithatë, ne i kemi evidentuar edhe disa parregullsi, të cilat janë më shumë vazhdimësi e përvojës së kaluar si përdorimi i fëmijëve në fushatë, pjesëmarrja e fëmijëve nëpër takime, pastaj parregullsi shqetësuese ka qenë shfrytëzimi i resurseve publike, si dhe vendosje të posterëve në objekte publike dhe dëmtim të posterëve”, sqaron Ramadani.
Sa i përket ditës së diel, Demokracia në Veprim do ta ketë si synim parësor monitorimin e ecurisë së zgjedhjeve, shton Ramadani, duke e vënë në plan të dytë çështjen e shpalljes së shpejtë të rezultateve, siç veprojnë zakonisht organizatat që merren me vëzhgim.
“Demokracia në Veprim ka akredituar gjithsej 34 vëzhgues, Pra, vëzhguesi ynë do të jetë në çdo qendër të votimit në Ferizaj. Ne jemi mobilizuar dhe shpresojmë që dita e zgjedhjeve të shkojë në frymën e fushatës elektorale”, thekson Ramadani.
Në garë për kryetarin e Ferizajt marrin pjesë gjashtë kandidatë të partive politike, një nga iniciativat qytetare dhe një kandidat i pavarur.
(er.nu/koha/BalkanWeb)