Ina Rama prokurorëve: Jo kompromisit me krimin
Këshillli i Prokurorisë ka zgjedhur 6 anëtarët e tij të rinj, ndërsa krypropukorja u ka bërë atyre thirrje për lufta pa kompromis kundër krimit. Ina Rama u është drejtuar prokurorëve duke kërkuar përgjegjëshmëri më të madhe në punën e tyre të prditshme.
Kryeprokurorja deklaroi se pavarësisht rezultateve të mira ka vend për përmisime. 6 anëtarët e rinj janë aktualisht pjesë active e punës së organit më të lartë të akuzës.
Sokol Malaj, kreu i prokurorisë së Tiranës, Altin Binaj i prokurorisë së Durrësit, Dritan Peka, kreu i Prokurorisë së Aplit në Tiranë, Besnik Cani, kreu i prokurorisë së Fierit, Hysen Keta, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe prokurorja Irma Beli, janë antarët e Këshillit të Prokurorisë, zgjedhur ditën e sotme.
Anëtarët e Këshillit kanë një mandate 3 vjeçar, ndërkaq në krye tëshoqatës është rizgjedhur Shkëlqim Idrizi, ndërsa sekretar I përgjithshëm Edmond Kaloshi.