E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fermerët nuk i njohin projektet e superstradës"

FIER - Fermerët, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i superstradës Levan-Tepelenë, nuk janë njohur me këtë projekt dhe se ç'fat do të kenë pronat e tyre. 

Fakti është bërë i ditur dje nga kryetari i komunës Frakull, Viktor Cervenaku, në një takim në prefekturën e Fierit mes krerëve të komunave që preken nga ndërtimi i dy superstradave Fier-Vlorë dhe Levan-Tepelenë, specialistë të sektorit të shpronësimeve dhe koordinatorë të projekteve. Sipas Cervenakut, projekti duhet prezantuar sa më shpejt përpara fermerëve, pasi superstrada do të bllokonte shumë rrugë që përdoren nga fermerët për të kaluar në arat e tyre. 
Ndërkohë që specialisti i sektorit të shpron-ësimeve, Genci Dauti, siguroi se sistemi i shpronësimit të fermerëve për tokat do të bëhet me një transparencë të plotë. Në përfundim të takimit u theksua edhe një herë ndihma që duhet të japin njësitë e qeverisjes vendore për pajisjen me certifikata pronësie të gjithë fermerëve.                                   m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›