E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fernando Alonso: Dua titullin me Ferrarin

Fernando Alonso nis aventurën te Ferrari. Piloti spanjoll zbuloi menjëherë ambiciet për të ardhmen me "kokëkuqen". "Shpresoj që së bashku me Felipen të garojmë për fitimin e titullit botëror", tha ai për tifozët. "Dëshiroj që mbështetësit tanë në të gjithë botën të jenë krenarë për punën tonë". Në pistën e Valencias nuk munguan as momentet gazmore. Gjatë një xhiroje në pistë, Ferrari i Montexemolos ngeci në rërë, kur presidenti kërkoi t‘i afrohej tribunave me 30 mijë të pranishëm, ndërsa Masa dhe Alonso shpërthyen në të qeshura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›