Gus Hidink, vitin e ardhshëm në Angli?
Gus Hidink po mendon të rikthehet në Premierligën angleze, pas aventurës së suksesshme te Çelsi gjatë sezonit të kaluar. Te blutë e Londrës, holandezi zëvendësoi Luis Felipe Skolarin dhe gjatë pesë muajve arriti të fitonte FA Cup. Hidink ka refuzuar të rinovojë kontratën me Rusinë, ndërsa nuk ka pranuar as një ofertë nga PSV Eind‘hoven. Sipas "Mirror", strategu i mirënjohur po mendon të kthehet në kampionatin anglez. "Pas 18 nëntorit do të jem i lirë dhe ende nuk kam vendosur se cila do të jetë e ardhmja ime", tha Hidink.