E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Atletiko, investo ose shite Agueron"

Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona, i ka bërë thirrje Atletikos së Madridit që të investojë, ose në rast të kundër të lejojë largimin e Serxho Agueros drejt një klubi më të fortë. "El Kun" ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2012, por 21-vjeçari kërkohet me ngulm nga Çelsi i Karlo Ançelotit. "Për të marrë më të mirën nga Aguero, Atletiko duhet të krijojë një skuadër të fortë dhe të blejë lojtarë cilësorë. Në të kundërt, ata duhet ta shesin, që mos të dëmtojnë zhvillimin e tij si futbollist", tha Maradona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›