Blank, pasardhësi i Ferguson te Junajtid
Trajneri i Bordosë, Lorent Blank, është kandidati kryesor për t‘u emëruar pasardhës i Sër Aleks Ferguson te Mançester Junajtid, në momentin kur skocezi do të vendosë të dalë në pension. 43-vjeçari ka bërë një punë të jashtëzakonshme te klubi francez dhe pas titullit në Ligën 1, Bordoja po shkëlqen edhe në Champions. Në listën e përpiluar nga drejtuesit e klubit anglez, Blank ndodhet në "pole position", përpara teknikut portugez të Interit, Zhoze Murinjo dhe drejtuesit të përfaqësueses portugeze, Karlos Kueiroz.