Fernando Torres, objektivi i Çelsit
Burime brenda Çelsit i kanë thënë "Goal.com" se trajneri Karlo Ançeloti është duke planifikuar blerjen e yllit të Liverpulit, Ferndando Torres. Ançeloti është duke e vrojtuar situatën e "Reds"-ave, dhe mezi pret që ata ta mbyllin sezonin në vendin e katërt, që nuk të çon në Champions League, në mënyrë që të joshë Torresin, i cili e do Liverpulin dhe nuk do të dëshironte të largohej. Sidoqoftë, nëse kualifikimi në Champions League rrezikohet, atëherë yjet e tij do të përfundonin në merkato. Gati për ta marrë Torresin është edhe Mançester Siti, i treguar i gatshëm për transferimin e tij. Një burim brenda Liverpulit tha: "Fernando e do Liverpulin, por nëse nuk kualifikohet Liverpuli në Champions League, atëherë Torres do të largohet. Ai është lojtar i madh dhe i takon asaj gare. Ne do të dëshironim që Torres të largohej nga Anglia se sa të luajë kundër nesh".