"Arritjet e Barçës nuk mund t‘i përsërisë askush"
Barcelona fitoi gjithçka që pati mundësi këtë vit, dhe Lionel Mesi, i cili u shpall futbollisti më i mirë i Botërorit të klubeve pas finales dramatike, beson se ky sukses vështirë se mund të përsëritet. Duke folur për "Marca"-n, ai u shpreh: "Këtë sukses vështirë se mund ta përsërisin ekipet tjera. Ishte tejet e komplikuar, sepse Estudiantes ka shumë lojtarë cilësorë. Ata janë shumë të organizuar dhe luajnë shpejt". Mesi u shpall dhe futbollisti më i mirë i Botërorit të klubeve, duke fituar "Topin e Artë". "Topin e Argjendtë" e mori Juan Sebastian Veron që ishte motori i argjentinasve. Ksavi është ndarë i kënaqur me "Topin e Bronztë".