Lorik Cana, "futbollisti më i mirë shqiptar për vitin 2009"
Lorik Cana është votuar si lojtari më i mirë shqiptar për vitin 2009. Votimi u organizua nga faqja sportive "online", "Albania-sport.com", ku dhanë vlerësimin e tyre 1444 votues. Vendimi ishte thuajse i padiskutueshëm në favor të kapitenit shqiptar të Sandërlendit në Premier League angleze. ai mori 53% të votave, ose 770 të tilla. Ai ka lënë pas me një diferencë shumë të madhe sulmuesin e Kievos, Erjon Bogdani, me 4% ose 62 vota. Vendin e tretë e ndajnë tre lojtarë të talentuar: Elis Bakaj i Dinamos, Jahmir Hyka i Mainc 05 në Bundesliga 1 dhe Maringlen Shoshi i Apolonisë. Të tre morën nga 48 vota ose 3% të tyre. Mes top-10 më të mirëve janë edhe portieri Arjan Beqaj 47 vota (3%), Franc Veliu 36 (2%), Vilfor Hysa 29 (2%), Emiljano Vila 28 (2%), Ervin Skela 27 (2%). Ndërkohë që kanë mbetur jashtë 10-shes së më të mirëve emra të njohur si: Kristi Vangjeli (i 11-ti), Migen Memelli (i 15-ti), Klodian Duro (i 19-ti), Debatik Curri (i 25-ti).
A. M.