Shtyhen katër ndeshje për shkak të dëborës
Ndeshjet e sotme në Serinë A si Xhenoa-Bari dhe Udineze-Kaljari janë anuluar për shkak të borës. Moti i papërshtatshëm, me temperatura nën zero, e ka bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve në stadiumet "Ferraris" dhe "Friuli". Mendohet se të dyja ndeshjet do të zhvillohen në janar. Numri i ndeshjeve të anuluara në Serinë A arrin tashmë në katër, pasi më parë janë anuluar derbi Fiorentina-Milan dhe Bologna-Atalanta. Sipas "Sky Sport Italia", trajneri i Milanit do ta kishte lënë Ronaldinjon jashtë formacionit bazë kundër Fiorentinës, mirëpo kjo ndeshje tashmë është shtyrë. Braziliani do të ndëshkohej për shkak të jetës së shthurur që vazhdon të bëjë.