Ferrara: Shkarkimi? E ndjej veten gjithmone pjese te Juventusit
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara vazhdon punen e tij ne krye te Juves dhe po pergatit ekipin, per ndeshjen e radhes Kupa e Italise, ndaj Interit. Perballja mes dy ekipeve rivale te Seria A nuk po pritet me interesin e zakonshem te tifozeve juventine. Pas disa humbjeve radhazi dhe paraqitjes se dobet ne kampionat dhe me rezultatet e dobeta, Juventusi rrezikon edhe vendin e katert ne "Champions". Pavaresisht te gjithe zerave qe flasin se Ferrara eshte shkarkuar nga drejtimi i Juves dhe po pritet qe te luhet vetem ndeshja e kupes, qe te zyrtarizohet lajmi, ne nje konference per shtyp trajneri bardhezi hodhi poshte gjithcka, duke pranuar gjithsesi se edhe nese kjo do te ndodhe, ne fund ai ndihet pjese e pandare e skuadres se tij. "Une nuk mund te jem i shkarkuar nga stoli i Juves, sepse ndihem pjese e skuadres, si gjithmone. Ju lutem mos ma thoni nje gje te tille, sepse edhe nese nuk do te jem me trajner, prape do te quaj veten time pjese te ketij ekipi," - theksoi Ciro Ferrara. "Nuk eshte nje problem per mua largimi. Une nuk mund te shqetesohem shume per kete ceshtje", - tha trajneri napolitan, per mediat. "Gjithmone kam pasur nje ecuri te mire me ekipin e Juves, ne karrieren e gjate, edhe kur isha futbollist. Gjate 20 viteve qe kam kaluar te ekipi i Juventusit, ky eshte momenti im me i keq dhe e pranoj, - shprehet Ciro Ferrara -por nuk ndihem jashte planeve te klubit. Nuk mendoj se klubi i Juves po me largon nga skuadra. Kam lojtare profesioniste dhe ata e dine se jo gjithcka ka mbaruar". Ferrara insiston se eshte gati qe te perballet me nje beteje tjeter te ekipit te tij, qe te mbijetoje ne gare. "Nuk me intereson me e kaluara, por do te shkoje ne San Siro me te njejtin profesionalizem. Kam respekt per klubin dhe do te vazhdoj qe te punoj deri sa te thone te kunderten. Nuk jam duke menduar per ndonje terheqje nga ekipi. Jam i qete. Te gjithe ne skuader jane ne anen time", - theksoi Ciro Ferrara.