E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: Ne Itali trajneri shkarkohet me lehtesi

Trajneri i Interit, Hoze Murinjo i ka dhene mbeshtetjen e tij trajnerit te Juventusit, Ciro Ferrara para ndeshjes gjysmefinale te Kupes se Italise. Ferrara eshte ne pritje te shkarkimit, nderkohe qe Murinjo thekson se trajneret vihen ne shenjester kur gjerat nuk shkojne ashtu si duhet. "Ne Itali trajneri qe e perfundon sezonin ne stol mund te quhet hero i vertete, jo trajner", - theksoi Murinjo. Sipas portugezit ekziston nje kulture tjeter, mes presidenteve qe vendosin per te shkarkuar ne menyre rrufe trajneret e ekipeve. "Qe kur erdha ne Itali, jo shume trajnere kane qendruar ne stol. Eshte e pabesueshme, si mbijetojne disa trajnere. Trajneret italine kane cilesi te rralla. Nuk eshte faji i tyre kur ekipi ecen ndonjehere keq. Ndoshta klubet italiane kane shume para dhe jane gati te shpenzojne ndonjehere edhe me shume nga c'nevojitet," - perfundon trajneri portugez i Interit, Hoze Murinjo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›