Rihapet gjykimi per organizaten kriminale "Kanun"
Itali-Rihapet ne Itali, procesi gjyqesor ndaj pjesetareve te organizates kriminale, te njohur me emrin "Kanun". Gjykata italiane hapi dje seancen e pare te gjykimit, per pjesetaret e kesaj organizate, shumica e te cileve e perbere nga shqiptare. Seanca e nisur dje kishte si objekt rigjykimin e dosjes, pas vendimit te dhene nga Gjykata e Kasacionit ne Itali, e cila anuloi procesin e meparshem. Ne dosje jane perfshire akuzat ndaj 53 personave te kesaj organizate, e njohur si nje bande kriminale me qellim shfrytezimin e prostitucionit, trafikun e armeve dhe droges dhe vjedhjet me ane te nenshkrimit me dhune. Ne prill 2007 gjykata kishte dhene ne total 206 vite burg per te akuzuarit. Denimi me i larte ishte dhene per kreun e organizates, Haki Aleksi, 30 vjet burg. Ndersa denimet tjera shkonin deri ne 11 vjet heqje lirie. Provat kryesore per prokurorine ne dhenien e denimeve, ishin denoncime dhe deshmite e vajzave qe ishin detyruar me dhune te prostituonin. Autoritetet italiane me ndihmen e Interpolit kane arrestuar gjithsej 164 persona te lidhur me ceshtjen. Per 33 prej anetareve te grupit, prokuroret aluduan per lidhje me mafian.