Shkaterrohet banda shqiptaro-italiane e droges
Itali-Nje bande e trafikut te droges, e perbere nga shqiptare dhe italiane, eshte shkaterruar dje nga policia e vendit fqinj. Ne qytetin e Udines eshte organizuar operacioni per arrestimin e 22 pjesetareve te kesaj grupi trafikantesh te kokaines. Operacioni policor kunder kesaj bande, eshte zhvilluar ne periudha te ndryshme kohore, qe nga prilli i vitit 2008 e deri tani, ne rajonet Friuli, Veneto, Emilia Romanja dhe Lombardi. Sipas mediave italiane, me arrestimin e ketyre personave, organizata kriminale cilesohet e shkaterruar. Sipas te njejtave burime, banda furnizonte me droge te llojit kokaine, provincat ne Veri te Italise.