E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare, kerkon pushimin e ceshtjes

I pandehuri largohet nga salla, duke pretenduar se nuk ndihej mire nga ana shendetesore
Tirane- Aldo Bare, i njohur si kreu i "Bandes se Lushnjes", ka kerkuar dje pushimin e ceshtjes se tij. Nepermjet avokatit mbrojtes Vladimir Mece, Bare i ka bere me dije gjykates se hetimet e kryera ne ngarkim te klientit te tij, kane qene jashte afateve hetimore. Bare pretendon nepermjet mbrojtesit, pavlefshmeri te akteve dhe pushim te tyre, per shkak se kishin perfunduar afatet hetimore, ne kohen qe te pandehurit Bare i eshte komunikuar akuza dhe eshte bere dergimi i kerkeses ne gjykate. Mbrojtesi i ka bere me dije trupit gjykues, te kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, se nje vendim i tille analog per pushim e ceshtjes, ka qene ajo e marre nga Gjykata e Tiranes per dosjen Durres-Kukes, ne lidhje me kerkesen e te pandehurit Andi Toma. "Nje qendrim te tille ka mbajtur vete Gjykata e Larte, kur me vendimin numer 5 date 10.4.2009, ka vendosur pushimin e ceshtjes ndaj Andi Tomes",-tha avokati. "Mbeshtetur ne arsyetimin e mesiperm, kerkojme nga Gjykata e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda Tirane, qe te cilesoje te pavlefshme aktet per klientin e tij dhe te vendose me pas, pushimin e ceshtjes", u shpreh avokati Mece. Sipas tij, procesi ndaj "Bandes se Lushnjes" eshte copezuar sikur te ishte nje formule matematike, nderkohe qe klienti i tij eshte gjykuar njehere, pavaresisht se prokuroria ne procesin e meparshem, i ka terhequr njehere akuzat ndaj tij. Ne momentin qe mbrojtesi po lexonte pretendimet e tij me shkrim, Aldo Bare i ka kerkuar gjykates leje per te dale jashte salles, pasi nuk ndihej mire nga ana shendetesore. Nderkohe qe dy prokuroret e ceshtjes, Besnik Muci dhe Gentian Trenova, i kerkuan gjykates kohe, qe te pergatisin pretendimet e tyre ne lidhje me kerkesen e avokatit mbrojtes. Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare, u be i njohur pasi Artur Daja i vrau vellane, Ramadan Shkurti. Pas kesaj ngjarjeje, Bare vendos te marre hak dhe e vret hasmin e tij. Trupi i Dajes u shperbe nga nje shperthim tritoli, nderkohe qe koka e Dajes shetiti ne te gjithe Lushnjen dhe ndaloi ne qender te qytetit, tek monumenti "Toka jone". Pas kesaj, Bare se bashku me te besuarit e tij, krijuan te ashtuquajturen "Banda e Lushnjes". Bare me pare kishte qene efektiv special ne uniformat blu deri ne vitin 1997. Pas kesaj kohe ai shkeputet dhe fillon aktivitetin kriminal bashke me banden e tij.
Vrasjet e "Bandes se Lushnjes"
Vrasjet e bandes, qe mori emrin e "Aldo Bares", nofka e Alfred Shkurtit, nisen vite me pare, ne nentor te vitit 1998. Shkak duket se ishte nje grindje mes viktimes, Besnik Haxhiu dhe pjesetarit te grupit te Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur dhe me pas i vdekur ne vitin 1999, ne Itali. Me pas, ne tetor 1999, uniformat blu kishin marre urdher te godisnin me cdo kusht veprimtarine e grupit. Pikerisht ne keto momente ka filluar hakmarrja. Me 25 shkurt te vitit 2000, te lokal "Blerimi" ne Lushnje u godit shefi i Komisariatit, Sinan Meta. Nderkaq, nga kreret e grupit beheshin plane te metejshme. Me 25 mars 2000, ne hyrje te stadiumit ne Lushnje, vihen 5 kg eksploziv. Me 14 prill 2000, ne lagjen "Xhevdet Nepravishta" ne Lushnje vritet oficeri i policise, Klenti Bano, i cili kishte hartuar nje plan per asgjesimin e bandes. Ne vrasjen e Banos, sipas Prokurorise, ka marre pjese edhe Gentian Kulla, pjesetar i grupit, vrare ne vitin 2002.
Kerkesa
Aldo Bare i ka kerkuar Gjykates se Krimeve te Renda, dy here te tjera lirimin nga burgu. Nepermjet nje kerkese te depozituar nga avokati i tij mbrojtes, Bare ka shpjeguar se i kane kaluar afatet ligjore, te mbajtjes ne paraburgim.
Ekstradimi
Me 25 nentor te vitit te kaluar Aldo Bare u ekstradua nga Turqia ne Rinas. Nen masa te forta sigurie dhe i lidhur kembe e duar me zinxhire, ai ka zbritur me carter ne Rinas, per t'iu dorezuar drejtesise. Ai akuzohet per me teper se 20 vrasje, per rrembim personi, shkaterrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale ne bashkepunim nga organizata kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›