E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri mes dy adoleshenteve perfshin familjaret, 2 te plagosur

Tirane-Nje sherr mes dy gjimnazisteve, per pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi familjare. Dy te rinj, nxenes ne dy gjimnaze te ndryshme, kane debatuar me njeri-tjetrin per motive banale, debat qe ka kaluar ne caqet e nje konflikti mes tyre. Por me te shkuar ne shtepi, ata kane vene ne dijeni familjaret e tyre, te cilet jane perfshire ne ngjarje. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Farke te Tiranes. Diten e djeshme, prinderit e secilit prej gjimnazisteve, kane shkuar ne shkolle per te sqaruar konfliktin e femijeve te tyre. Por ne vend qe te shuanin tensionin, ata e kane ndezur me shume, duke shkembyer fjale ne adrese te njeri-tjetrit. Ne konflikt jane perfshire edhe familjare te tjere, qe kane zgjedhur si rrugezgjidhje "gjuhen" e forces. Dy vellezerit e njerit prej gjimnazisteve, Nazim dhe Blerim Tociu, kane nisur nje debat me kusherinjte e gjimnazistit tjeter kundershtar, Gentian Krasniqi dhe Adnor Mustafa. Ne fjale e siper ata kane nxjerre thikat dhe kane qelluar ndaj Krasniqit dhe Mustafes, duke i shkaktuar atyre plage ne trup. Te plagosurit u transportuan menjehere ne Spitalin Ushtarak, ku pas mjekimit i shpetuan rrezikut per jeten. Ndersa policia ka ndaluar dy autoret e kesaj ngjarje, vellezerit Tociu, te akuzuar per plagosje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›