E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari i vitit 1957 shitet për 5 milionë euro

Ferrari që u shit për gati 5 milion euro

Një makinë Ferrari është bërë një nga makinat më të vlefshme në botë pasi u shit në ankand për afërsisht 5 milion euro. Bëhet fjalë për një Ferrari 625 TRC Spider i vitit 1957.

Organizuesit e ankandit në Monako prisnin një çmim deri në 3 milion dhe për ta ishte surprizë çmimi me të cilin makina klasike u shit.

http://www.youtube.com/watch?v=0xeqkgcMQjA

Ky Ferrari është një nga dy makina e tilla të prodhuar dhe që njihen si makinat më të bukura Ferrari.

Kjo makinë në vitet 1950-të ishte makinë garash. Për 30 vite ajo i përkiste një piloti amerikan.

Në ankandin e mbajtur në Monako gjithashtu janë shitur dhe një Ferrari 206 S Dino Spyder i vitit 1966 dhe një Ferrari 225 Sport Spyder Tuboscoça, janë shitur për 2.5 milion euro. /Daily Mail/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›