E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui reagon ndaj sulmit të Spahiut

Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui, ka reaguar me anë të një komunikatë për shtyp lidhur sulmin e Ekrem Spahiut ndaj ambasadori të Holandës në Tiranë. Kreu i PLL-së kërkoi shpalljen  si person non grada të ambasadori Henk Van Der Dool.

Kjo nuk është pritur mirë nga ambasadori i BE-së, cili ka rikujtuar se Shqipëria duhet të plotësojë një prej 12 kushteve për statusin, që është lufta kundër diskriminimit.

U informova mbi komentet e z. Ekrem Spahia të datës 15 maj, ndërsa ndodhesha në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Më lejoni të theksoj se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi, shprehet Sekui duke u solidarizuar me homologun e tij.

Ministri i danez për Evropësn, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë i kërkoi shpjegim Berishës lidhur me deklaratën e Spahiut. Kreu i qeverisë shqiptare u distancua nga deklarata e kreut të PLL-së duke sqaruar se ajo është persona e zv.ministrit të Mbrojtje. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›