Rama: Me PS-në në qeveri, nuk do këtë taksë të sheshtë por taksim të ndershëm

Kryetari i PS-së, Edi Rama
Partia Socialiste ka tryezë diskutimi me biznesin në Durrës ku është folur për programin politik të opozitës. Lideri socialiste, Edi Rama në fjalën e tij është shprehur se PS do të vendosë një sistem fiskal të drejtë.
Në fund të mandatit tonë të parë do kemi më shumë të pasur që paguajnë më shumë për shtetin sepse shteti nuk do mbledhë më para për pushtetin. Po ashtu do kemi më pak të varfër dhe shërbime publike sipas nevojës, jo sipas xhepit, se sdo këtë më taksë të sheshtë po taksim të ndershëm, shprehet kreu i PS-së.
Rama duke theksuar se ata që fitojmë më shumë do të paguajnë më shumë, ka shtuar se të pasurit do të përfitojnë nga luftimi i monopoleve, heqja e referencave apo ndërtimi i një administrate funksionale.
Do të heqim referencat, do shkatërrojmë monopolet, do kemi një sistem fiskal që nuk ndërrohet çdo muaj, do ndërtojmë administratë që shërben jo që rrjep, shprehet Rama në rrjetin social Tuiter. Asnjë biznesmen sdo ketë më frikë të jetë krenar për suksesin e vet, të reklamojë produktin e punës e të kritikojë qeverinë për çka nuk shkon. /F.Stafa/