Parada gay, Sequi: Mosdiskriminimi, një nga 12 rekomandimet

Pas shqetësimit të hedhur nga Ministri për Cështjet Evropiane të Danimarkës Nicolai Wammen ndaj deklaratës së kreut të Legalitetit dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia , ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sequi, duke u shprehur kundër cdo retorike kundër LGBT si dhe ka shprehur mbështetjen për ambasadorin holandez. Në një deklaratë për shtyp Sequi kujton se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi.
“U informova mbi komentet e Zotit Ekrem Spahia të datës 15 maj, ndërsa ndodhesha në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.Më lejoni të theksoj se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi. Do të doja gjithashtu të shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur për kolegun tim, Ambasadorin hollandez në Shqipëri, një koleg me përvojë dhe shumë i respektuar për angazhimin e tij personal dhe të jashtëzakonshëm dhe rolin e tij aktiv, si edhe mbështetjen e madhe të vendit të tij në promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri në të gjitha aspektet e tyre si dhe angazhimin e tij të admirueshëm në luftën kundër diskriminimit” thuhet në deklaratë.
Ai ka theksuar se lufta kundër diskriminimit është prioritet i rëndësishëm i rrugës integruese të Shqipërisë në familjen evropiane.
“Do doja po ashtu të risillja në vëmendje se Shqipëria është angazhuar në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian dhe lufta kundër diskriminimit është një prioritet shumë i rëndësishëm” –thekson Sequi.
Nderkohe, gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe kreu i qeverise, Sali Berisha, duke e cilësuar qendrimin e Spahis