E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari prezantohet me 28 janar

Drejtori sportiv i skuderisë Ferrari, Stefano Domenicali, ka konfirmuar paraditen e sotme se prezantimi i makinës me të cilën do të garojnë Fernando Alonso dhe Felipe Massa në sezonin e ardhshëm do të bëhet më 28 janar në Maranello.

Domenicali ka shtuar se nëse koha do të jetë  e mirë, makina e re mund të përshkojë rreth 100 km atë ditë në pistën e Fioranos, gjë që parashikohet për qëllime publiciteti.

Në rast të kundërt, do të jetë Alonso në datat 1 dhe 2 shkurt, i cili do të zbresë për herë të parë në pistë me makinën e re në Valencia të Spanjës.

Makina e re e Ferrarit nuk ka ende emrin zyrtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›