E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s Shqiperia nje vend me lart

Shqipëria ka ngjitur vetëm një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin janar që ka publikuar paraditen e sotme organizmi drejtues i futbollit botëror.

Shqipëria është ngjitur në vendin e 64 me 497 pikë nga vendi i 65 në të cilin ndodhej në dhjetorin e vitit të kaluar.

Siç pritej, nuk ka shumë ndryshime në renditjen e parë të FIFA-s për vitin 2011. Spanja vazhdon të kryesojë renditjen e ndjekur nga Hollanda. Gjermania në vendin e tretë.

Në vend të katërt renditet Brazili, ndërsa Argjentina ndodhet e pesta në këtë klasifikim.

Ndryshimi i vetëm në dhjetëshen e parë është ngjitja e Kroacisë në vendin e nëntë dhe zbritja e Egjiptit në të dhjetin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›