E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekham nuk dëshiron të ikë më

Mesfushori i njohur anglez, David Bekham, është gjithnjë
e më i dashuruar pas futbollit italian dhe luan të gjitha
kartat e tij për të mos humbur terren në Milanin e ardhshëm.
Klubi kuqezi po planifi kon programin e së ardhmes: Kush
hyn, kush del, kush është nën vëzhgim, kush është i pëlqyer.
Por edhe avokatët e Bekhamit po punojnë: anglezi do të
donte ta rifi llonte sezonin e ardhshëm me ngjyrat kuqezi dhe
të mos kthehej te Los Anxhelos Galaksi. Arsyetimi i kësaj
dëshire është i thjeshtë: shtyrjen e huazimit deri më 30 nëntor
me amerikanët, për të qenë i lirë të luajë me Milanin deri në
janar 2010. Stafi i tij po kërkon një rrugëzgjidhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›