Punime në varrin e Ibrahim Kodrës
Këto ditë në varrin e Ibrahim Kodrës në Ishëm punohet për ndërtimin e një kompleksi modest funerar me gurë. Një projekt i financuar nga Këshilli i Qarkut të Durrësit, ka parashikuar t‘i japë një pamje tjetër vendit ku prehet post-kubisti i fundit, i cili deri më tani ishte rrethuar veçse nga një rrjetë e thjeshtë. Vetëm pak kohë pas varrimit të Kodrës, ekzekutuesi i testamentit të piktorit, Fatos Faslliu, u përfshi në debatin e zhvendosjes së varrit. Sipas tij, dëshira e mjeshtrit nuk kishte qenë të varrosej në kodrën e harruar të Ishmit. Bëri disa përpjekje për këtë qëllim, por që më parë Këshilli Bashkiak i Durrësit ishte shprehur se kishin një projekt për rregullimin e varrit të Kodrës.