DEKADENCA E NACIONALIZMIT NE BALLKAN
Sllovenia heziton të miratoj anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO, jo për ndonjë "qejfmbetje" me të, por për hatër të kundërshtive të saj kufitare me Kroacinë. Duke mos marrë parasysh shmangien e Republikës së Maqedonisë nga kundërshtimi i njohur i Greqisë qysh në Bukuresht, tashmë Sllovenia po mban pezull, për të mos thënë që po shfaqet si kërcënim për anëtarësimin në NATO të Shqipërisë.
Nga libri i famshëm i Servantesit "Don Kishoti‘ mbaj mend një pjesë të sentencës së njohur: "Arsyeja e mosarsyes sime…". Sllovenia dhe Greqia bëjnë pjesë dhe janë vepruese në bashkësinë më të arsyeshme demokratike, në Kontinentin e Evropës. Të dy këto shtete, dikush më parë e dikush më vonë, njihen e pranohen botërisht si të tilla. Por, brenda kufijve rajonalë gjeografikë dhe historikë, dy anëtarë të BE-së dhe të NATO-s, tejkalojnë "arsyen demokratike" të kësaj bashkësie, duke kaluar te "mosarsyeja". Greqia bllokon Republikën e Maqedonisë për pretendent
e dhe aplikuese për t‘u bërë anëtare e NATO-s për hir të emrit "Maqedoni"; Sllovenia bllokon dhe vë në dyshim anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO për "sherre" kufitare me Kroacinë.
Politika dhe, ca më tepër, diplomacia e këtyre dy anëtarëve të BE-së janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për këtë paradoks mes "arsyes demokratike," dhe "qëndrimeve" politike. Arsyeja demokratike ngrihet mbi meskinitetet nacionaliste, kurse politika, herë është e detyruar dhe, më shpesh, është më e interesuar t‘i shfrytëzojë ndjesitë e psikologjisë nacionaliste. Në dy qëndrimet e parashtruara, mendoj se dominon e dyta- në to shfaqet më dukshëm logjika politike sesa logjika demokratike.
Miqësitë e kombeve ballkanase janë të kahershme jo në vite, por edhe në shekuj. Këto miqësi janë mbjellë nga besimi i njëjtë fetar dhe nga shtetet e pavarura të tyre në fillimet e shekullit të XIX. Është kjo "miqësi" që Jeremiç dhe Bakojanis "guxojnë" të diskutojnë në nivel zyrtar dhe të deklarojnë publikisht për kundërvënien e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OSBE. Është Greqia, që mbajti peng me kushte firmosjen e MSA-së për Republikën e Shqipërisë. Është Rumania, shtet ballkanas, që vazhdon të mos e njohë shtetin e Kosovës nga "frika" e fantazmës së Transilvanisë. Është dhe do të vazhdojë të jetë Serbia, që përballet jo vetëm me pavarësinë prej saj të Kosovës, por edhe me pretendimet ndaj gjithë ish-Republikave të Jugosllavisë dhe, imediatisht, ndaj Vojvodinës.
Gadishulli i Ballkanit ka pasur fatin historik qindravjeçar, me pak ndërprerje nën sundimin e Bizantit dhe Perandorisë Osmane. Në këtë bashkëjetesë qindra dhe mijëravjeçare popullsitë etnikisht të ndryshme kanë lëvizur e janë zhvendosur nëpër territore. Ka serbë në territorin e shtetit të Kosovës, siç ka edhe turq, romë, malazias etj. Ka shqiptarë në Serbi, në Pershevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Ka shqiptarë me punë, prona e lidhje familjare e shoqërore në Beograd, siç ka edhe serbë me të njëjtin status në Prishtinë. Është një problem që kërkon një zgjidhje si për serbët edhe për shqiptarët. Por cila do të jetë zgjidhja e pritshme?!
Do të jetë mekanike (ekstradim reciprok i etnive) apo aritmetike?! Apo do t jetë në vazhdën e logjikës demokratike, sipas së cilës çdo përkatësi etnike është e barabartë dhe gëzon realisht të njëjtat të drejta si shumica dërrmuese etnike e qytetarëve të shtetit?! Në këtë, pakica serbe në Kosovë është garantuar nga Kushtetuta jonë dhe nga institucionet ndërkombëtare, që janë të pranishme, vepruese dhe të "pushtetshme" në Kosovë. Kurse në Serbi, ku mungon ky monitorim demokratik ndërkombëtar, ku, siç tha Kryeministri H.Thaçi, fantazma e Millosheviçit vazhdon ta sundojë zyrën e Tadiçit; ku aktualisht bëhen reprezalje për arrestimin e njerëzve në Preshevë nga serbët.
Të parët që e njohën nacionalizmin serb nën ish-Jugosllavinë qenë shqiptarët. E njohën me strategjinë e Çubrilloviqit dhe e përjetuan me veprimet barbare të Tito-Rankoviqit. Shumë vite pas nesh e provuan këtë nacionalizëm edhe boshnjakët, me dhimbje të mëdha e përjetuan edhe kroatët dhe ca më pak sllovenët. Ne vazhdojmë ta ndiejmë ende nacionalizmin serb, por nuk na pëlqen që ky nacionalizëm edhe pse në grahamat e fundit nuk ka vetëm jehonë, por ka edhe mbështetës në shfaqjet nacionaliste politike në Ballkan.