E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferri dhe parajsa në rrugët e zonës së ish-bllokut

Edhe pse është një nga zonat më të frekuentuara jo vetëm për jetën e natës, por edhe një nga zonat më të shtrenjta në kryeqytet, pjesa më e madhe e zonës së ish- bllokut ndodhet në mëshirën e fatit dhe i kthyer tashmë në një gangrenë edhe për banorët e saj.

Kjo që shihni është vetëm një pjesë e realitetit të shëmtuar. Eshtë pikërisht rruga Vaso Pasha, e ndodhur prapa Kinema Agimit, aty ku banorët kanë harruar të ecin në asfalt e çojnë si dhuratë në shtëpi cdo ditë baltën.

Por si kjo rrugë ka edhe të tjera në zonën e ish- bllokut aty ku sot jetojnë edhe një pjesë e mirë e stafit diplomatik të akredituar në Tiranë, apo aty ku frekuentuesit e PUB-eve përveç telashit të parkingut kanë edhe rrugët me gropa.
 

Ata që vuajnë më shumë pasojat e kësaj neglizhence, janë mësuar të presin zgjedhjet më të afërta, për të marë racionin e radhës, një shtresë të hollë asfalti, në këmbim të një vote. Këtë herë apeli i tyre, shkon për pushtetin lokal, e për të zgjidhur diçka pa pritur proçesin tjetër zgjedhor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›