"Ferri i vërtetë ndodhet në Guantanamo"
Kur në gusht të 2008-ës Muhammad Saad Iqbal u rikthye në shtëpinë e tij, pasi kishte kaluar gjashtë vite të mundimshme në duart e amerikanëve, pesë prej të cilave në burgun e tmerrshëm të Guantanamos, ecte me vështirësi, ndërsa veshi i majtë kishte një infeksion të rëndë dhe dukej qartë se konsumonte shumë antibiotikë e antidepresivë. Në nëntor të 2008-ës, një kirurg pakistanez i operoi veshin, disa fizioterapistë i bënë masazhe për t‘u ndjerë më mirë, ndërsa një psikiatër u përpoq t‘i zvogëlonte varësinë që ai ka ndaj ilaçeve. Problemet e mia, ka thënë Iqbal, një lexues profesionist i Kuranit, janë pasojë e një forme torture (e quajtur "gantlet", ku i burgosuri është i detyruar të vrapojë mes dy radhë njerëzish të armatosur me shkopinj gome, ose kamxhik) dhe abuzimeve të rënda, burgosjes e pyetësorëve, që avokati i tij nga Uashingtoni ka ndërmend t‘i përmendë në Gjykatën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Administrata e Presidentit të ri Barak Obama, e cila do të shpërngulet pas pak kohësh për në Shtëpinë e Bardhë, po mendon ta mbyllë përfundimisht burgun e Guantanamos, të cilin shumë persona e kanë kritikuar dhe e kanë quajtur një sistem burgosjeje e abuzimi të ligjshëm. Historitë e të burgosurve të tjerë, të cilët kanë vuajtur si Iqbal, po zbulohen vetëm së fundmi, pasi për vite me radhë këta individë transportoheshin sa andej këndej nëpër botë me sistemin e vënë nga administrata "Bush", të quajtur "extraordianry rendition", përmes së cilit të burgosurit e dyshuar si terroristë merreshin në pyetje dhe burgoseshin në vendet e huaja, larg gjyqeve amerikane.
Iqbal nuk është shpallur kurrë fajtor për ndonjë krim. Është larguar pa ndonjë shpjegim nga burgu i Guantanamos. Krejt papritur nuk konsiderohej më "armik që duhej luftuar". "Më vjen turp për atë që më kanë bërë amerikanët në atë periudhë", thotë Iqbal, që për herë të parë ka preferuar të tregojë historinë e tij në burg.
Iqbal u arrestua më 2002-shin në Xhakarta, në Indonezi, pasi po u mburrej pjesëtarëve të një grupi islamik se dinte të ndërtonte një bombë dhe ta fshihte atë në takën e këpucës, kjo sipas dy burimeve amerikane që gjendeshin në atë kohë në Xhakartë. Sot, Iqbal thotë se nuk e ka bërë kurrë një deklaratë të tillë, por dy ditë pas arrestimit, CIA e transferoi në Egjipt. Më pas u transferua sërish në një burg amerikan, në bazën ajrore të Bagramit, në Afganistan, për t‘u dërguar në Gjirin e Guantanamos. Pasi u kap në Xhakartë dhe u mor në pyetje për dy ditë me radhë, burimet amerikane arritën në përfundimin se Iqbal nuk ishte gjë tjetër veçse një mburravec dhe se duhej të lirohej medoemos. Kështu është shprehur një prej burimeve amerikane në Xhakartë. Sipas këtij burimi, Iqbal ishte shumë llafazan, dëshironte të hiqej më i zgjuar nga ç‘ishte në të vërtetë.
Nuk ka prova nëse Iqbal e ka takuar ndonjëherë Osama bin Laden, apo që ka qenë në Afganistan, por në atmosferën e frikës dhe konfuzionit që mbretëroi në muajt pasardhës pas 11 shtatorit 2001, Iqbal u transferua fshehtësish në Egjipt, për t‘ju nënshtruar pyetësorëve të tjerë. Ai thotë se e kanë rrahur, e kanë lidhur me pranga, e kanë droguar, e kanë futur në elektroshok dhe pasi kishte mohuar se nuk e njihte Osama bin Laden, nuk e lanë të flinte për gjashtë muaj rresht. "Më kanë detyruar me forcë që të qëndroj në këmbë për ditë të tëra".
Pentagoni dhe CIA nuk pranojnë të flasin për të burgosurit, por një burim i CIA-s, Paul Gimigliano, ka thënë se "programi i burgosjes së terroristëve ka bërë që të përdoren sisteme pyetësorësh të ligjshëm. Me aq sa di për këtë individ, ai përshkruan teknika krejtësisht të ndryshme nga ato që përdoren zakonisht. As nuk e kam idenë se për çfarë e ka fjalën. SHBA-ja nuk e përdor dhe as nuk e pranon torturën".
Kur ishte i burgosur në Guantanamo, më 23 mars të 2003-shit, Iqbal trajtohej si qen nga të burgosurit e tjerë, sepse, sipas një shoku burgu, nuk ishte stërvitur në kampet afgane. Iqbal po përjetonte një gjendje aq të tmerrshme në burg, saqë dy herë u përpoq të vriste veten. "Një agjent i CIA-s më thoshte: prano që e njeh Osama bin Laden dhe do të lirojmë nga burgu. Kur unë iu përgjigja se nuk ishte e vërtetë dhe se as që do ta pranoja ndonjëherë një gjë të tillë (edhe testet e makinës së të vërtetës treguan se po thosha të vërtetën), më spostuan nga qelia ime te një tjetër dhe nuk më lanë që të flija për gjashtë muaj", tregon Iqbal.
Sipas një deklarate të doktor Ronald L. Sollock, komandant i spitalit të Marinës së Gjirit të Guantanamos, në prill të 2007-ës, Iqbal-it iu diagnostikua shpimi i dallues së veshit të majtë, një inflamacion i kanalit të jashtëm të veshit të majtë dhe inflamacion të veshit të majtë. Që prej 2003-shit, sipas asaj që përshkruan doktor Sollock, Iqbal-it i janë dhënë shumë antibiotikë e antidepresivë.
Kur djaloshi u rikthye në shtëpinë e tij në Pakistan, dukej se kishte pirë shumë ilaçe, thotë një doktor pakistanez. "Këtu, së bashku me familjen time, kam filluar të jetoj sërish, pasi pak kohë më parë më kishte ikur dëshira për ta bërë një gjë të tillë. Është njësoj sikur të kem lindur për të dytën herë, nuk mund ta përshkruaj ndryshe këtë ndjesi", thotë Iqbal.
Çështja e tij vazhdon të diskutohet në gjyqet amerikane. Avokati i tij, Richard L. Cys, do të hedhë në gjyq qeverinë amerikane për burgosje të paligjshme. Iqbal mendon t‘i rikthehet shkollës, për të mësuar Kuranin. "Tani Shtetet e Bashkuara e kanë shumë të thjeshtë të thonë se nuk kanë gjetur akuza kundër meje, por unë dua të di me saktësi se kush është përgjegjës për këto gjashtë vite ferr që kalova në Guantanamo?" - përfundon ai.