E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten financimet për bujqësinë

Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave mori në shqyrtim dhe miratoi vendimin për "Përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masave të përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural". Nisur nga ky vendim, Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria ka një terren shumë të mirë për zhvillimin e bletarisë, duke nënvizuar faktin se kjo ka bërë që ky sektor të njohë rritje. "Shqipëria ka një terren me biodiversitetit të mahnitshëm. Nuk ka vend në Evropë që të gjesh biodiversitetitn e Shqipërisë. Ndaj dhe bleta shqiptare mund të bëjë mjaltin më të mirë në Evropë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›